Akuzohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro, Shpend Ahmeti para gjykatës: Ishin ndihmë financiare nga familja

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Shpend Ahmeti akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172 mijë e 600 euro, Ahmeti tha se kjo shumë ishte ndihmë financiare nga familja e tij dhe theksoi se disa herë i është nënshtruar kontrollit të pasurisë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Në anën tjetër, Prokuroria propozoi që i akuzuari të dënohet me burg dhe gjobë, si dhe t’i konfiskohet shuma e padeklaruar, shkruan KOHA.

Fillimisht, Ahmeti u deklarua i pafajshëm.

banner

Në fjalën hyrëse, prokurori special Dren Paca deklaroi se aktakuza do të provohet me provat që do të administrohen, e këtu përfshihen përgjigja zyrtare e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, formularët e deklarimit të pasurisë për periudhën 2018-2022 gjatë mandatit të kryetarit, të dhënat e siguruara nga bankat dhe ekspertiza financiare.

Paca shtoi se pas administrimit të tyre, do të vërtetohet se i akuzuari ka deponuar mjete në shumë 172 mijë euro të cilat nuk i kishte deklaruar.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Ahmeti, avokati Arbër Istrefi, deklaroi se kundërshton në tërësi aktakuzën për arsye se nuk janë përmbushur asnjë nga elementet e parapara të veprës penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.