
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencës e Sigurisë në Mynih, një nga konferencat më të rëndësishme globale.
Në një përgjigje për Kohën, Presidenca e ka konfirmuar këtë anulim, duke dhënë edhe një arsye.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Munih, për çka është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve. Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, e ka anuluar pjesëmarrjen”, ka deklaruar Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit për media.



