
Vjosa Osmani, ish-presidente e Kosovës, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë bisedimet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Sipas Osmanit, oferta e Kurtit për LDK-në nuk ishte serioze.

“Oferta jo vetëm që nuk është serioze, nuk është parimore as e drejtë, e vlerëson LDK-në edhe më pak, qoftë në terma matematikorë apo politikë, e vlerëson më pak se sa partitë minoritare, partitë e komuniteteve joshumicë, e vlerëson më pak se sa çdo parti tjetër, është dëshmuar se nuk duan sinqeritet.
Janë ofruar 3 ministri, nuk është e vërtetë, kryeparlamentari do të ofrohej vetëm nëse nuk do të ishim në qeverisje”, ka thënë ajo në Kanal10.



