
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka kërkuar përfshirjen e katër emrave në top 10-shen e listës zgjedhore të LDK-së.
Ajo ka theksuar se kurrë nuk ka kërkuar asnjë pozitë.
“Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, tha Osmani.
“Kurdo që kemi diçka për t’ju thënë do t’ju themi”, shtoi ajo.
Osmani theksoi se do të vazhdojë angazhimin me qytetarët, duke përmendur edhe paraqitjet e përbashkëta në terren.
“Me Farije Hotin bashkë te qytetarët”, tha ajo.



