Osmani për dërgimin e FSK-së në Gaza: Kosova në krah të aleatëve për paqen globale

Presidentja thekson rëndësinë e vendimit dhe përkushtimin ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me vendimin e Kuvendit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza.

banner

Ajo ka theksuar se ky vendim dëshmon përkushtimin e Kosovës për paqe dhe siguri globale, si dhe gatishmërinë për të qëndruar përkrah aleatëve strategjikë.

Sipas Osmanit, pjesëmarrja e FSK-së në këtë mision është një hap i rëndësishëm në forcimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës dhe në rritjen e besueshmërisë së saj si partner në arenën globale.

Presidentja ka vlerësuar gjithashtu unitetin e treguar në Kuvend për këtë vendim, duke e cilësuar atë si dëshmi të përgjegjësisë shtetërore në çështje të rëndësishme për vendin.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.