Osmani s’ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve: Është në pritje të Gjykatës Kushtetuese

Këshilltari për media Bekim Kupina thotë se Presidenca mirëpret edhe një masë të përkohshme nga Gjykata.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani ende nuk e ka nënshkruar dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve.

banner

Sipas tij, presidentja është në pritje të një qëndrimi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.

Kupina theksoi se nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson të nevojshme vendosjen e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret një vendim të tillë, duke theksuar se kjo nuk paragjykon vendimin përfundimtar të gjykatës për kushtetutshmërinë e dekretit.

“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, tha Kupina.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.