
Kolumnisti britanik paralajmëron për pasoja globale nga një përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme.
Kolumnisti i The Guardian, Owen Jones, ka deklaruar se një përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të shënojë një pikë kthese dramatike në historinë botërore.
Sipas tij, miliona njerëz janë duke vazhduar jetën e tyre të përditshme pa e kuptuar rrezikun që mund të afrohet. Ai paralajmëron se një përplasje e drejtpërdrejtë që përfshin Donald Trump dhe Iran mund të çojë në sulme ndaj infrastrukturës energjetike, duke destabilizuar të gjithë rajonin e Gjiri Persik.
Jones thekson se një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha jo vetëm për rajonin, por për gjithë botën, përfshirë ekonominë globale dhe sigurinë ndërkombëtare.
“Miliona njerëz po vazhdojnë jetën e tyre të përditshme, plotësisht të pavetëdijshëm për atë që pritet t’i godasë.
Nëse Trump shkatërron stacionet energjetike të Iranit, Irani do të shkatërrojë infrastrukturën energjetike në të gjithë Gjirin.
Kjo do të ishte një nga ngjarjet e mëdha “para dhe pas” në historinë e njerëzimit”, ka shkruar Jones.



