
Ekrem Mustafa dhe Burim Meta, dy ish-deputetë të GUXO-s në legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e vitit 2021, kanë shkruar statuse në lidhje me zhvillimet e fundit politike.
Mustafa ka shkruar se mbështet presidenten Vjosa Osmani.
“Prandaj, sot më shumë se kurrë, është e rëndësishme të qëndrojmë kundër gjuhës së urrejtjes dhe të mbrojmë vlerat demokratike që i kemi ndërtuar me shumë sakrificë.
Mbështetja ime për Presidenten Osmani është mbështetje për dinjitetin e shtetit dhe për një Kosovë më të drejtë e më të fortë” – ka shkruar Mustafa.
Ndërsa Meta e ka përshëndetur dorëheqjen e Haxhi Avdylit, deputet i GUXO-s, duke kritikuar ashpër Donika Gërvallën dhe Faton Pecin, bashkëkryetarë të GUXO-s.
“E dyta, këto veprime të dënueshme nxorrin në pah mungesën e njerëzillëkut, etjen për pushtet dhe karakteret e dobëta e aspak parimore të znj. Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci. Këta të dy sot mund të mbajnë pozita, por as dje, as sot, e as në të ardhmen nuk do të mbahen mend për burrëri e njerëzillëk. Vjosa që të dy këta i nxorri nga mbeturinat dhe i krioi politikisht” – ka shkruar Meta.



