
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Petrit Selimi thotë se kryeministri duhet të përballet me problemet e qytetarëve.
Selimi ka thënë se nëse Kurti e quan veten “baba”, atëherë duhet të marrë përgjegjësinë për qeverisjen dhe përballjen me problemet e qytetarëve, gjë që sipas tij, kryeministri nuk po e bën.
“Nëse je BABA, atëherë je përgjegjës për qeverisjen, problemet dhe hallet e njerëzve”, ka theksuar Selimi në T7, duke nënvizuar se Kurti nuk mund të ikë nga përgjegjësitë që i takojnë pozitës dhe premtimeve të tij.



