Policia speciale në Skenderaj, Bedri Hamza: Skena aspak të mira, ndalu Albin!

Bedri Hamza, kryetar i PDK, ka reaguar për zhvillimet e mbrëmshme në Skenderaj.

Ai i ka cilësuar këto zhvillime si skena si aspak të mira.

banner

Hamza ka pasur një porosi për kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Mbrëmë pamë skena aspak të mira, ku Policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë, dërgoi njësi speciale në Drenicë me prapavija presioni dhe demonstrimi force.

E porosis kryeministrin në detyrë të ndërpresë propagandën, të ndërpresë urrejtjen dhe, para së gjithash, t’i ndalë menjëherë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë të tij partiakë.

Ai nuk mund ta parandalojë braktisjen nga votuesit me skenarë të rrezikshëm përçarës. Ndalu, Albin.

Kërkoj nga votuesit e PDK-së dhe nga të gjithë qytetarët ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të fokusohen në datën 7 qershor. Aty do ta japim me votë përgjigjen tonë ndaj politikës së përçarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.