PRESIDENTI “KARATE”, SHËNDETËSIA “HARAKIRI”!

Naim Bardiqi deputet i Lëvizjes Vetëvendosje është parë nga mediat teksa ka dërguar një mesazh me mbishkrimin “po e zgjedhim sot karate”.

Në mesazh thuhet le të zgjedhet njëherë presidenti, pastaj “le të shohim çka thotë Kushtetuesja”.

banner

Një ngjarje e tillë ka ngjallur reagime sepse Kosova gjindet në një situatë ku pozita e Presidentit ka tronditur komplet skenën politike.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj.

“Kështu e kanë degraduar sektorin e shëndetësisë për vite me radhë: harakiri i barnave, harakiri i QKUK-së, harakiri i profesionistëve shëndetësorë, harakiri i tenderëve.
Këta kanë emër e mbiemër.”- thotë Zemaj në reagimin e tij.

Ndërsa gazetarja dhe panelistja e emisionit “Zanat”, Paulina Nushi ka komentuar Bardiqin dhe Zemajn si dy deputetë që u ka kërkuar publikisht të përballen për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë.

“A ju kam thanë që “banorët” e mi të preferuar brenda Kuvendit të Kosovës janë Naim F. Bardiqi dhe Armend Zemaj. Bardiqi duhet me ble një shtresë privat të telefonit e Zemaj ishte epik me fjalën HARAKIRI.Shihemi në prajmin e rradhës 😝” thotë Nushi teksa ironizon me situatën.

Nga ana tjetër Bardiqi, ka komentuar mesazhet e tij në seancën e mbrëmshme për president duke i cilësuar si cenim i privatësisë dhe komunikim privat që nuk ka të bëjë me seancën e mbrëmshme.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.