
Eliza Hoxha, deputete e PDK-së, ka folur rreth protestës së 12 shtatorit, e cila organizohet nga organizata “Liria ka emër”, të cilën Hoxha e bashkëdrejton.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Hoxha ka vlerësuar e protesta do të jetë masive.

“Besoj që do të jetë masiv dhe besoj që njerëzit, ashtu siç kanë bërë edhe herat e kaluara, do të jenë aty pa dallim partie, gjinie, gjeografie dhe kulture”, tha Hoxha.
“Liria nuk mund të burgoset dhe çlirimtarët tanë Kosova i pret, sepse kanë vendin në shtëpinë e vet”, ka deklaruar Hoxha.



