
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka lëshuar një komunikatë në lidhje me protestën e fermerëve të qumështit para ndërtesës së kësaj ministrie.
Në një komunikatë publikuar në faqen në Facebook, MBPZhR-ja ka theksuar se respekton të drejtën e protestës, duke shtuar se e kupton situatën me të cilën po përballen.

“Është me rëndësi të theksohet se fermerët nuk janë objekt i procedurave administrative që janë duke u zhvilluar. Këto procedura kanë të bëjnë ekskluzivisht me respektimin e detyrimeve ligjore nga operatorët e biznesit me ushqim dhe nuk cenojnë punën apo kontributin e fermerëve” – ka shkruar kjo ministri.



