Ramush Haradinaj: Liria për popullin iranian është më afër se kurrë

Haradinaj shpreh mbështetje të fuqishme për SHBA-në dhe thekson se liria dhe demokracia do të triumfojnë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se “liria për popullin iranian është më afër se kurrë”.

banner

Në deklaratën e tij, Haradinaj vlerësoi lidershipin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se në këto momente vendimtare për paqen dhe stabilitetin global, ai ka dëshmuar vendosmërinë dhe forcën në mbrojtje të vlerave universale të lirisë dhe demokracisë.

“Kosova qëndron fuqimisht dhe pa mëdyshje pranë aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krah të paqes, sigurisë dhe rendit demokratik ndërkombëtar. Ne besojmë fuqishëm se liria dhe demokracia do të triumfojnë. Historia ka treguar se kur kombet e lira qëndrojnë së bashku, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme”, thuhet në reagim.

Në fund të deklaratës, ai shtoi: “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti e bekoftë Kosovën. Zoti i bekoftë të gjithë aleatët tanë.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.