Raportohet se Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të AAK-së

Themeluesi i partisë njofton se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke i dhënë fund drejtimit të partisë që nga themelimi i saj në vitin 2000.

banner

Haradinaj ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të AAK-së. Sipas burimeve, ai për këtë vendim ka njoftuar edhe Këshillin Drejtues të partisë.

Si themelues i AAK-së, Haradinaj e ka udhëhequr subjektin politik për më shumë se dy dekada, duke qenë një nga figurat qendrore të skenës politike në vend. Ai ka shërbyer edhe si kryeministër i Kosovës nga viti 2017 deri në vitin 2019.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.