Rrustem Mustafa kritikon qeverinë: E madhe në numra, e vogël në punë

Ish-komandanti i UÇK-së kërkon ekzekutiv “kompakt dhe llogaridhënës”.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend.

banner

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se Kosova nuk ka hapësirë për një qeverisje që, sipas tij, vuan nga plogështia dhe mungesa e vizionit kreativ.

“Interesi shoqëror kërkon largimin e individëve pa kompetencë që mbajnë peng zhvillimin. Një qeveri e madhe në numra, por e vogël në punë, është barrë e rëndë për buxhetin e shtetit; është koha për një ekzekutiv kompakt, llogaridhënës dhe të dobishëm”, ka shkruar Mustafa.

Ai thekson se nevojitet një qeveri më efikase dhe më e përgjegjshme në raport me detyrat shtetërore.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.