Rrustemi: Po i japim kohë bisedimeve, prandaj nuk po thirret seanca konstituive

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se moscaktimi i menjëhershëm i seancës konstituive të Kuvendit lidhet me përpjekjet për t’u dhënë hapësirë bisedimeve ndërmjet partive politike në funksion të krijimit të institucioneve.

Ai ka thënë se, ndonëse Kushtetuta parasheh që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, ushtruesja e detyrës së presidentes duket se po u jep kohë partive për të arritur ndonjë dakordim para mbajtjes së seancës.

banner

“Po i japim kohë dhe mundësi bisedimeve, nuk po thirret menjëherë, sepse edhe sot e nesër do të mund të mbahej kjo seancë konstituive. Nuk e di se kur do ta thërrasë ushtruesja e detyrës së presidentes, por me sa duket po u jep mundësi bisedimeve. Nëse arrihet ndonjë konkretizim para seancës, kjo do t’i kontribuonte efikasitetit të krijimit të institucioneve”, ka thënë Rrustemi për “Ekonomia Online”.

Seanca konstituive e Kuvendit ka kohë të thirret deri më 7 gusht. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.