
Petrit Selimi, analist dhe ish-zv.ministër në kohën e PDK-së, ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, ku priten të rifillojnë bisedimet mes VV-së dhe LDK-së.
Selimi ka pasur një cilësim negative për Albin Kurtin, kryeministër në detyrë i Kosovës, duke e cilësuar zhagitës dhe “sharllatan destruktiv”.

Sipas Selimit, Kurti, të cilit nuk ia përmendi fare emrin në postim, dëshiron zgjedhje të reja më 27 dhjetor.
Po shihet qartë se Zhagitësi s’e ka seriozisht me ba institucione. Secilin hap e ka me vonesë disa-javore, secilin veprim e ka joserioz. Ky sharllatan destruktiv me dashte nesër e bon presidentin & qeverinë por po shikon me kriju krizë dhe me shku në zgjedhje me 27 dhjetor. 🤡 https://t.co/P8h2bH54kd
— Petrit Selimi (@Petrit) August 3, 2026



