SHBA nis ofensivë ushtarake për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

ShBa nis operacion ushtarak kundër mjeteve iraniane, derisa një nga rrugët më jetike të naftës në botë mbetet e bllokuar.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një ofensivë ushtarake për të rihapur Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë.

banner

Sipas raportimeve të The Telegraph, Uashingtoni ka dislokuar avionë që fluturojnë në lartësi të ulët dhe helikopterë Apache për të goditur anije dhe dronë iranianë pranë kësaj rruge strategjike.

Ngushtica, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës globale, është pothuajse mbyllur plotësisht pasi Irani ka kërcënuar se do të sulmojë çdo anije që kalon aty, duke përdorur varka të armatosura, mina dhe raketa lundruese.

SHBA kishte planifikuar gjithashtu dërgimin e anijeve luftarake për të shoqëruar transportin detar në zonë, por zyrtarët kanë paralajmëruar se operacioni për rihapjen e plotë të ngushticës mund të zgjasë disa javë.

Pentagon, gjenerali Dan Caine, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët, deklaroi se avionët luftarakë janë tashmë në veprim: “A-10 Warthog është i angazhuar në krahun jugor, duke goditur mjete lundruese të sulmit të shpejtë në Ngushticën e Hormuzit.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.