
Kosova një hap larg historisë – nga pranimi në arenën ndërkombëtare te ëndrra për Botëror.
Kompania e njohur e basteve sportive Sky Betting & Gaming ka reaguar pas fitores spektakolare të Kombëtares së Kosovës ndaj Kombëtares së Sllovakisë, duke e cilësuar rrugëtimin e “Dardanëve” si një histori të jashtëzakonshme në futbollin ndërkombëtar.
Sipas mesazhit të publikuar nga Sky Bet, Kosova ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm që nga viti 2016, kur iu bashkua UEFA dhe FIFA, deri në vitin 2026, ku tashmë është vetëm një ndeshje larg debutimit në Kupën e Botës.
Postimi i tyre:
2016: Kombëtarja e futbollit të Kosovës i bashkohet UEFA dhe FIFA
🗓️ 2026: Kosova është vetëm një ndeshje larg debutimit në Kupën e Botës
✨ Historia përrallore vazhdon, pasi mposhten Kombëtaren e Sllovakisë me rezultat 3-4 🙌



