Sojevë: Rruga Ferizaj–Gjilan e mbyllur, përdorni rrugën Ferizaj–Mirosal–Gjilan

Rrugët tjera në rajonin e Ferizajt janë kryesisht të kalueshme, por shoferët rekomandohen të përdorin rrugët alternative.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka njoftuar se segmenti në fshatin Sojevë, në aksin rrugor Ferizaj–Gjilan, mbetet i mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë.

banner

Rrugët e tjera në rajon, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë kryesisht të kalueshme. Policia ka udhëzuar shoferët që të përdorin rrugën alternative: Ferizaj – Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas.

Veseli ka bërë apel për kujdes, duke theksuar se rrugët nëpër fshatra janë të kalueshme, por kushtet e vështira atmosferike dhe sasia e madhe e borës kërkojnë shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit rrugor.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.