
Nga ora 10 do të fillojë seanca themeluese e legjislaturës së re të Kuvendit. Siç është raportuar, në seancë ka disa pika të rendit të ditës.
Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në rend dite janë:

- Formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve;
- Betimi i deputetëve;
- Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit;
- Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Sjellim ndërmend që VV dhe LDK janë ende pa një marrëveshje politike, përkundër takimeve mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.



