Sot nis pranvera, dita dhe nata barazohen

Ekuinoksi pranveror sjell ditë 12-orëshe dhe nis një stinë që zgjat deri më 21 qershor.

Data 21 mars shënon fillimin e stinës së pranverës, e cila përcaktohet sipas lëvizjes së Diellit në ekliptikë. Kjo ditë njihet si ekuinoksi pranveror, kur gjatësia e ditës dhe natës është e barabartë, me nga 12 orë secila.

banner

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur nis stina e verës. Sipas fenologjisë, kjo periudhë karakterizohet nga lulëzimi i bimëve pranverore, të cilat ndryshojnë varësisht nga rajoni.

Data 21 mars ka edhe rëndësi historike dhe kalendarike, pasi lidhet me përcaktimin e ekuinoksit në Këshillin e Nices në vitin 325, që shërben për llogaritjen e Pashkëve të krishtera.

Megjithatë, kalendari gregorian që përdoret sot nuk është plotësisht i saktë, pasi viti astronomik zgjat pak më shumë se 365 ditë. Për këtë arsye, çdo katër vite shtohet një ditë shtesë, për të kompensuar diferencën dhe për të ruajtur përputhjen me ciklin e Tokës rreth Diellit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.