Spiropali pas takimit me Osmanin: Moment i duhur që BE t’i japë statusin kandidat Kosovës

Kryediplomatja shqiptare në takim me Osmanin rikonfirmon mbështetjen për integrimin euroatlantik.

Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të shtetit shqiptar për integrimin euroatlantik të Kosovës.

banner

Spiropali theksoi se pas vendimit për heqjen e masave kufizuese, është momenti që Bashkimi Evropian të veprojë pa vonesë dhe t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat.

“Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen aktive për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe do të vijojë angazhimin diplomatik për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe avancimin drejt BE-së e NATO-s”, tha Spiropali.

Vizita e saj në Prishtinë po zhvillohet në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit bilateral dhe koordinimit të qëndrimeve në proceset integruese ndërkombëtare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.