Spiropali: Prekazi është dëshmia se liria ka pasur çmim

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali bashkë  me homologun e saj në Kosovë, Glauk Konjufca kanë qëndruar për vizitë në Prekaz gjatë ditës së sotme.

Ata kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari.

banner

Në Prekaz, Spiropali dhe Konjufca kanë takuar Rifat Jasharin dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Ajo në përshkrimin e një videoje që përmbledh momente të shkëputura nga Prekazi, ka thënë se nga ky vend përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar.

Ka deklaruar se Prekazi është dëshmia se liria ka pasur çmim

“Ka vende ku fjalët bëhen të vogla. Sot, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, u përulëm në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti. Në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë. Përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar. Kulla e Jasharajve, ku u pritëm prej Bacë Rifat Jasharit, nuk është thjesht monument.  Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë.  Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë”, ka shkruar ajo.

Spiropali e Konjufca pas kësaj vizite janë kthyer në Prishtinë pë t’i zhvilluar takimet zyrtare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.