
Kryediplomatja shqiptare vijon agjendën në Prishtinë pas takimeve me Osmanin, Konjufcën dhe Haxhiun.
Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Para nisjes së takimit, Spiropali është dëgjuar duke thënë me humor: “E ka nxjerr Albini diellin sot”.
Takimi me Kurtin vjen pas një sërë takimesh që kryediplomatja shqiptare ka zhvilluar gjatë ditës në Prishtinë, përfshirë me presidenten Vjosa Osmani, ministrin e Punëve të Jashtme Glauk Konjufca dhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.



