Supremja për vendimin rreth pensioneve: Përgjegjësinë për zbatim e kanë institucionet ekzekutive

Gjykata Supreme, përmes një sqarimi, ka bërë të ditur se zbatimi i vendimit për mosparaqitjen e disa kategorive të pensionistëve për të dëshmuar se janë gjallë, është përgjegjësi e institucioneve ekzekutive.

Një muaj më herët, Supremja kishte vendosur se disa paragrafë të një udhëzuesi për paraqitjen e pensionistëve pranë autoriteteve, për të dëshmuar se janë gjallë, bien ndesh me Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Me këtë vendim, disa kategori u liruan nga obligimi për paraqitje, ndërsa mbeti i detyrueshëm raportimi çdo gjashtë muaj për përfituesit e pensionit bazik të moshës dhe për ata që marrin pensione të parakohshme.

banner

Më 16 janar, KOHA raportoi se, pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme, të gjithë pensionistët vazhdonin të detyroheshin të dëshmonin se janë gjallë.

Ndërkaq, më 19 janar, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve doli me një njoftim se obligimi nuk vlen për të gjithë pensionistët, por vetëm për dy kategori të caktuara.

Gjykata Supreme ka njoftuar të martën se vendimi u është dorëzuar palëve në procedurë dhe ka marrë efekt të plotë juridik pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.