
Flaka Surroi, opinioniste dhe publiciste e njohur, ka shkruar një opinion në lidhje me zhvillimet politike, ku ka komentuar listat e partive dhe ngjarjet që ndodhën këto ditët e fundit.
Në shkrimin e botuar në KOHA, Surroi ka komentuar edhe ambicien e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për të arritur 60 për qind.
Sipas Surroit, e cila është edhe pronare e Grupit KOHA, një gjë e tillë do të ishte e dëmshme për demokracinë e Kosovës.
“Ambicia e Kurtit për të arritur në 60% duket një “science fiction” dhe po të arrihej absolutisht do të ishte dëm tejet i madh për demokracinë edhe ashtu të brishtë të Kosovës” – shkroi Surroi.



