
Publicisti Veton Surroi ka reaguar pas sjelljes së trupit të Ratko Mladićit në Beograd me ceremoni shtetërore.
Surroi ka thënë se Serbia e solli zyrtarisht në Beograd kufomën e Mladićit, të cilin e ka përshkruar si eprorin e parë ushtarak të dënuar në Evropë për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore.

“Republika e Serbisë solli zyrtarisht në Beograd, me ceremoni shtetërore, kufomën e gjeneralit Ratko Mlladiq, eprorit të parë ushtarak të dënuar në Evropë për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Surroi.
Ai e ka cilësuar këtë, në mënyrë ironike, si një “akt drejtësie”, duke thënë se Mladić po kthehet në vendin prej nga, sipas tij, u udhëhoqën luftërat dhe krimet e ish-Jugosllavisë.
“Është, në mënyrën e vet, një akt drejtësie: krimineli kthehet zyrtarisht në vendin prej nga u udhëhoqën luftërat dhe krimet e ish-Jugosllavisë”, ka shkruar ai.
Surroi ka shtuar se Serbia ende nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj të përgjakshme.
“Serbia, e cila ende nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj të përgjakshme, demonstron se vazhdon ta përqafojë atë”, ka përfunduar Surroi



