
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për zhvillimet politike në Kosovë.
Në një intervistë për A2 CNN të Shqipërisë, Sveçla ka vlerësuar se VV-ja ka dëshmuar se është e gatshme për bashkëpunim.

Tutje, ai ka pasur një mesazh për opozitën.
“LVV ka dëshmuar që është e gatshme për bashkëpunim. Kemi ofru opsione që të dalim nga kjo situatë, që është produkt i një vendimi të kushtetueses, që na duhet kuorumi i 2/3 për presidentin. Shpresojmë që partitë opozitare do të marrin qëndrime që të zhbllokohet kjo situatë, që dorën e shtrirë të LVV’së ta shtrëngojnë dhe të ecin para për konsolidim të institucioneve”, ka thënë Sveçla.



