Tahiri i PDK-së: Albin Kurti synon zgjedhje të reja më 27 dhjetor 202

Arian Tahiri, deputet i PDK, ka shkruar një status, ku ka folur për objektivin e Albin Kurtit, kryeministër në detyrë.

Tahiri ka vlerësuar se Kurti ka për objektiv zgjedhje të reja.

banner

Postimi i plotë:

Albin Kurtit nuk i interesojnë afatet kushtetuese. I intereson skenari i tij.

Objektivi është i qartë: zgjedhjet e reja më 27 dhjetor 2026.

Kuvendin do ta konstituojë, por jo tani. Synimi i tij është që konstituimi të bëhet afërsisht mes 13 dhe 28 shtatorit, në mënyrë që, sipas skenarit politik e procedural, Albin Kurti dhe Ushtruesja e Detyrave të tij si Presidente të mund ta caktojnë 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të reja.

Konstituimi i tashëm i Kuvendit ia prish skenarin. I aktivizon afatet kushtetuese dhe ia ngushton hapësirën për manovrim.

Prandaj, i duhet edhe rreth një muaj shtyrje.

Dhe këtë shtyrje do ta mbulojë me oferta të papranueshme për partitë parlamentare, me letra zyrtare, mesazhe telefonike dhe “gatishmëri për dialog”, kinse është i angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve të reja.

Këto i duhen vetëm për narrativin politik të zgjedhjeve të ardhshme, sepse synimi nuk është marrëveshja. Synimi është mosmarrëveshja që ta jetësojë skenarin e tij.

As Albin Kurti dhe as Gjykata Speciale, nuk do të mund t’i jetësojnë skenarët e tyre!

l

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.