
President amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se mund të ketë viktima amerikane në lidhje me operacionet e SHBA-së në Iran.
“Administrata ime ka ndërmarrë çdo hap të mundshëm për ta minimizuar rrezikun për personelin amerikan në rajon. Megjithatë, dhe këtë nuk e them lehtë, regjimi iranian kërkon të vrasë”, tha Trump në një video të shpërndarë në platformën Truth Social, transmeton Reuters.
“Jetët e heronjve të guximshëm amerikanë mund të humben dhe mund të kemi viktima – kjo shpesh ndodh në luftë – por ne po e bëjmë këtë jo vetëm për të tashmen. Po e bëjmë për të ardhmen, dhe është një mision fisnik”.



