
Mark Carney thotë se Irani është burim i paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme.
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka deklaruar se mbështet Shtetet e Bashkuara në veprimet e tyre për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore dhe për të ndalur kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Ai theksoi se Kanadaja është e qartë në qëndrimin e saj se “Republika Islamike e Iranit është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe terrorit në të gjithë Lindjen e Mesme”, raporton Associated Press.
Carney u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve kanadezë që ndodhen në Iran të kërkojnë strehim dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë, pasi vendi u sulmua këtë mëngjes nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.



