Hysamedin Feraj: Kriza e PDK-së nuk është e Kosovës, shqiptarët janë pro UÇK-së

Hysamedin Feraj, aktivist i VV-së, ka komentuar zhvillimet në PDK-në, e cila po kalon në një krizë, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga funskioni i kryetarit.

Feraj ka vlerësuar se kriza e PDK-së nuk është e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kriza e PDK-së nuk është e Kosovës!

PDK po përpiqet që konfliktet dhe sëmundjen e vet ndërmjet rivalëve për pushtet brenda partisë të ia mvesh gjithë shoqërisë!

Por ashtu,

– si brenda LDK-së konflikti zhvillohet rreth kush është rugovist,

– brenda PDK-së konflikti i brendshëm zhvillohet rreth kush është për dhe kush është kundër UÇK-së!

Konflikti është ndezur veçanërisht sepse veteranët e rremë duan të nënshtrojnë veteranët e vërtetë.

Meqë brenda saj ka më shumë të rremë, fajtorë moralë e financiarë, ka më shumë që iu duhet fjalor me bomba e më bombastik, piskama, përballë të të vërtetëve më modestë e më të matur.

Këta dy faktorë, të qenit shumicë dhe të qenit piskamë, i kanë dhënë epërsi krahut të të rremëve.

A do të fitojë piskama e ligë përballë modestisë së matur – mbetet të shihet.

Sido që të shkoj puna, ky është hall i PDK-së, jo i Kosovës!

Kosova dhe shqiptarët janë pro UÇK-së!

Dilema pro a kundër është problem vetëm i PDK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.