Vigan Qorolli kundërshton Enver Hasanin: Albulena Haxhiu mund ta mandatojë Albin Kurtin për kryeministër

Juristi i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorolli, ka kundërshtuar interpretimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, lidhur me kompetencat e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Hasani kishte deklaruar se, bazuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, Haxhiu nuk mund ta mandatojë Albin Kurtin për formimin e qeverisë pa u zgjedhur paraprakisht një president i ri nga Kuvendi.

banner

Në reagimin e tij, Qorolli e ka cilësuar këtë interpretim si të pasaktë dhe të pambështetur në Kushtetutë.

“Po ndërtohet një tezë sipas së cilës ushtruesi i detyrës së Presidentit nuk mund ta caktojë mandatarin për Kryeministër. Ky ndalim nuk gjendet askund në Kushtetutë dhe nuk është shqiptuar në dispozitivin e aktgjykimit të fundit”, ka shkruar ai.

Sipas Qorollit, ushtruesi i detyrës së Presidentit i ushtron kompetencat presidenciale deri në zgjedhjen e presidentit të ri dhe ka të drejtë ta caktojë mandatarin për formimin e qeverisë.

Ai ka vlerësuar se pas konstituimit të Kuvendit dhe propozimit nga subjekti fitues, Albulena Haxhiu mund ta mandatojë Albin Kurtin për formimin e ekzekutivit.

“Kushtetuta nuk është instrument për prodhimin e bllokadës. Ajo është themeli mbi të cilin vullneti i popullit bëhet institucion dhe institucioni bëhet shtet”, ka theksuar Qorolli.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.