
Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, ka folur në lidhje me emrin e Bekim Sejdiut, që u propozua si kandidat për president nga VV-ja dhe LDK-ja.
Osmani ka vlerësuar se nuk ka asnjë arsye të refuzohet emri i Sejdiut.

“Kandidatura e zotëri Sejdiut i bën nder gjithë Republikës së Kosovës. Jo vetëm që i plotëson të gjitha kriteret për të cilat ne patëm rënë dakord unanimisht në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, jo vetëm që e respekton vendimin e fundit të Këshillit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që ka kërkuar nga kryetari i LDK-së që të bëjë çmos që Kosovës t’i japë institucione. Por, në të njëjtën kohë, i jep Kosovës një mundësi që të vazhdohen punë të rëndësishme në mbrojtjen e demokracisë. Po flas në kontekst të presidencës, po flas edhe për institucione të tjera, pra që të mbrohet demokracia, të mbrohet Kushtetuta, të fuqizohen aleancat”, tha Osmani.
“Po kam dëshirë që të jem optimiste, sepse nuk ka asnjë arsye që të refuzohet. Përkundrazi, ka shumë arsye që të përkrahet. Ne e kemi tash takimin e grupit parlamentar dhe do të shohim se si do të shkojë ai takim”, tha ajo.



