VLEN bashkohet, mban kongresin e themelimit

VLEN bashkohet, mban kongresin e themelimit

Bashkëkryetarë të subjektit të ri politik do të jenë Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.

banner

Në kuadër të bashkimit janë bërë Lëvizja Demokratike, Lëvizja BESA, Alternativa dhe një krah i Aleancës për Shqiptarët, duke krijuar një front të përbashkët politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Në kongres morën pjesë edhe mysafirë nderi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, të cilët u panë në humor të mirë gjatë takimit.

Në fjalimin e tij, Izet Mexhiti deklaroi se “VLEN u bë NJË”, duke e cilësuar bashkimin si fillimin e një epoke të re politike për shqiptarët.

“Jo me fjalë, por me vendim. Jo me pazare, por me besim. Jo me ndarje, por me bashkim”, tha Mexhiti, duke shtuar se shqiptarët kërkojnë zhvillim, rezultate dhe fuqi politike që vendos.

Ai theksoi se VLEN nuk është krijuar për “të mbajtur karrige”, por për të ndryshuar historinë politike shqiptare dhe për të sjellë një front të bashkuar shqiptar.

“Ky nuk është fillimi i një partie. Ky është fillimi i një epoke të re shqiptare”, u shpreh Mexhiti.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.