
Analistja kritikon Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për interpretimin për afatin e zgjedhjes se presidentit.
Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me afatin për zgjedhjen e presidentit, duke e kritikuar qasjen e këtij institucioni.
Në një reagim në Facebook, ajo ka ironizuar me vendimin, duke thënë se Gjykata ka ndarë “pak të drejtë” për secilën palë.
“Gjykata Kushtetuese: kush kofte na ndihmoftë. Pak të drejtë i dhanë Vjosa Osmanis, pak Albin Kurtit”, ka shkruar Avdiu.
Ajo ka bërë edhe një krahasim me vitin 2014, duke pretenduar se atëherë Gjykata kishte mbështetur plotësisht Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa këtë herë, sipas saj, nuk ka qenë e sigurt se kush ka më shumë fuqi politike.
“S’kanë qenë fort të sigurt cili është më i fortë, Albini apo Vjosa. Prandaj, një interpretim i tillë”, ka shtuar ajo.



