banner

Rasti në Graçanicë, reagon Rexhepi: Beogradi e shndërroi Asociacionin në shkop të ndërkombëtarëve mbi kokën e Kosovës

Brikenda Rexhepi, kryeredaktore e Grupit “Koha”, ka reaguar në lidhje me rastin në Graçanicë, ku një nënë vetëushqyese është ankuar, duke treguar se djali i saj është përjashtuar nga shkolla për shkak se Qeveria e Kosovës ia ndërtoi shtëpinë.

Rexhepi, që është edhe kryetare e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ka vlerësuar se të jesh serb në Kosovë “ose duhet t’i shesësh shpirtin Beogradit, ose duhet të jetosh kështu si kjo nënë në ‘tokën e askujt’”.

banner

Rexhepi ka përmendur edhe Asociacionin, të cilin e ka quajtur si shkop të ndërkombëtarëve mbi kokën e Kosovës:

“Të jesh serb në Kosovë do të thotë ose të shesësh shpirtin Beogradit, ose të jetosh kështu si kjo nënë në ‘tokën e askujt’. Prej 2013 e këndej, LS ia ka arritur të betohet ky realitet, falë edhe mungesës së një strategjie të qartë kundër institucioneve të Kosovës. Kështu Beogradi ia ka dalë ta shndërrojë Asociacionin në shkop të ndërkombëtarëve mbi kokën e Kosovës, si mjet të vetin për të garantuar ndikimin e vet këtu dhe për t’i fuqizuar njerëzit si ky që po ia ndalon një djali 7-vjeçar të shkojë në shkollë,” – ka shkruar Rexhepi për rastin e raportuar nga Gazeta Politika.

Përndryshe, reportazhi i Gazetës Politika ka shkaktuar një valë reagimesh, përfshirë një reagim institucional nga ana e Arbërie Nagavcit, ministre në Detyrë e Arsimit, e cila është shprehur e indinjuar me këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button