
Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, ka komentuar zhvillimet dramatike në Iran.
Sipas Hoxhajt, regjimi represiv i Ajetullahot po bie.
Tutje, Hoxhaj ka vlerësuar se Kosova qëndron krah iranianëve.
“Populli i Iranit po kërkon ndryshim. Regjimi i Ajotallah-ut po shkatërrohet. Kosova qëndron përkrah iranianëve të guximshëm që luftojnë për liri, demokraci dhe të drejta të njeriut. Kosova me krenari është ndër të paktat që nuk mban marrëdhënie me regjimin në largim!” – ka shkruar Hoxhaj në “X”.



