Përkujtohet M@s@kra e Reçakut, që tronditi botën dhe zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare

27 vjet nga masakra ku u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe.

Sot përkujtohet Masakra e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku më 15 janar 1999, forcat serbe masakruan 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes.

banner

Viktimat, burra të moshave të ndryshme, u gjetën të vrarë dhe të masakruar, shumica prej tyre me plagë nga afërsia, duke dëshmuar për një ekzekutim të qëllimshëm. Ky krim tronditi opinionin ndërkombëtar dhe u bë pikë kthese në ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj regjimit të atëhershëm serb.

Shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, diplomati amerikan William Walker, e cilësoi masakrën si “krim kundër njerëzimit”, duke e demaskuar publikisht atë që kishte ndodhur në Reçak. Deklarata e tij solli reagime të forta ndërkombëtare dhe ndikoi drejtpërdrejt në zhvillimet politike që pasuan, përfshirë Konferencën e Rambujesë dhe ndërhyrjen e NATO-s.

Sot, familjarë të viktimave, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë mblidhen çdo vit për të nderuar të rënët dhe për të rikujtuar sakrificën e tyre. Masakra e Reçakut mbetet simbol i vuajtjeve të popullit shqiptar dhe dëshmi e gjenocidit të ushtruar nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.