
Dy ditë më parë, ShBA-ja vendosi pezullimin e vizave imigruese për dhjetëra shtete, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjën.
Në një prononcim për Expressin, Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka sqaruar këtë vendim.
Sipas Ambasadës, ky vendim erdhi pasi Departamenti i Shtetit po bën një rishikim të plotë të të gjitha politikave për çështjen e imigrantëve.
“Departamenti po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që imigrantët nga këto vende me rrezik të lartë nuk pritet të përdorin përfitimet publike në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në përgjigje.
Tutje, Ambasada e ShBA-së ka sqaruar se ky është një vendim i përkohshëm.
“Departamenti po ndalon përkohësisht lëshimin e vizave për të vlerësuar dhe përmirësuar procedurat dhe udhëzimet e filtrimit dhe verifikimit lidhur me bazën e papërshtatshmërisë për shkak të ‘ngarkesës publike’ (public charge)”” – thuhet në përgjigje.



