
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në konferencë për media është pyetur edhe për çështjen e Grenlandës.
Trump ka thënë se gjërat po shkojnë mjaft mirë dhe tha se ka shumë takime të planifikuara për këtë. I pyetur se sa larg do të shkojë për ta marrë nën kontroll Grenlandën, Trump tha se “do ta zbuloni këtë”.
Ai ka thënë se po e presin me padurim në Zvicër. Trump do të marrë pjesë në Zvicër në Forumin e Davosit këtë javë.
Trump ka thënë se banorët e Grenlandës do të jenë të “emocionuar” që të jenë pjesë e SHBA-së.
I pyetur nëse është i përkushtuar që ta mbajë SHBA-në në NATO, Trump ka thënë se ai gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira me shtetet aleate dhe se aleanca është shumë më e fortë që kur ai është kthyer në pushtet.



