
Pekini thekson rëndësinë e OKB-së dhe shpreh rezervë për iniciativën e presidentit amerikan.
Kina ka konfirmuar se është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes të Donald Trump, por ende nuk ka thënë nëse do të marrë pjesë, duke shprehur dyshime serioze. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, deklaroi se Kina “gjithmonë ka praktikuar multilateralizmin e vërtetë” dhe se vendi mbështet sistemin ndërkombëtar të qendruar rreth OKB-së.
Mediat shtetërore kineze shfaqën dyshime për natyrën e këtij komiteti dhe ngritën shqetësimin se mund të jetë një “klub privat me çmim miliarda dollarësh”. Shenjë e shqetësimit kryesor të Pekinit është se Trump mund të kërkojë të zëvendësojë Kombet e Bashkuara, ku Kina është anëtare themeluese dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
Ekspertët vënë në dukje se Kina nuk do të dëshironte të ishte thjesht një anëtar në një bord ku fjalën e fundit e ka presidenti amerikan, por gjithashtu nuk do të donte të kritikonte hapur Trump në një kohë kur marrëdhëniet bilaterale janë të qëndrueshme. Pekini po ndjek një qasje diplomatike, duke theksuar rëndësinë e Kartës së OKB-së.



