
Anëtari i lartë i LDK-së thekson se partia i takon anëtarësisë dhe jo funksionarëve.
Lutfi Haziri, anëtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka theksuar rëndësinë e rolit të LDK-së për vendin dhe qytetarët e saj
“Nuk ka ditë më të mirë se sot për t’i kujtuar dy mësime të mëdha për rolin e LDK-së, jo vetëm të Kosovës,” tha Haziri
Ai shtoi se LDK-ja qëndron mbi besim në Zot, familje e atdhe dhe përfaqëson besë e shpresë për Kosovën. Sipas tij, LDK-ja i takon anëtarësisë së saj dhe jo funksionarëve të partisë
“E djathtë, e moderuar, me liberalë e nacionalistë modern, republikanë e nacional-demokratë,” përshkroi Haziri spektrin e LDK-së, duke treguar diversitetin dhe karakterin demokratik të saj



