
Votimi për dorëheqjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, në Kuvendin e partisë ka përfunduar.
Procesi u zhvillua në mënyrë të fshehtë, ku 355 delegatë votuan me “po” ose “jo” për pranimin e dorëheqjes së Abdixhikut. Numërimi i votave ka nisur tashmë.
Punimet e Kuvendit vazhduan me dyer të mbyllura pas fjalimit të Abdixhikut, ndërsa delegatët mbajtën fjalimet e tyre. Sipas raportimeve, shumica e diskutimeve kanë qenë pro kryetarit Abdixhiku



