
Lidhja Demokratike e Kosovës vendos me votim të fshehtë që Abdixhiku të vazhdojë udhëheqjen e partisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që Lumir Abdixhiku të vazhdojë si kryetar i partisë.
Vendimi u mor përmes një votimi të fshehtë, duke konfirmuar besimin e anëtarëve të partisë në udhëheqjen e tij.
Siç ka mësuar KOHA, në votim 164 delegatë votuan kundër dorëheqjes së Abdixhikut, ndërsa 136 pro.



