
Gazetari Mirlind Behluli ka reaguar pas njoftimit të Liburn Aliut për dorëheqje nga posti i ministrit, duke thënë se kjo është vetëm formalitet pasi ai ka kohë që është larguar nga Vetëvendosja.
Sipas tij, arsyeja e dhënë, pra zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, është thjesht justifikim.
“Liburni s’ka çka jep dorëheqje, sepse është ministër në detyrë. Ka kohë që është i dorëhequr edhe nga VV-ja”, u shpreh Behluli.
Ai shtoi se Aliu dikur ishte figurë e fuqishme e VV-së, por u përfol për korrupsion dhe pasurim, ndërsa raportet e tij me Kurtin u prishën për shkak të egos politike dhe mendimit të pavarur.
“Largimi i Liburnit tregon se VV ka ndryshuar shumë. Nga bashkëthemeluesit ka mbetur vetëm Glauk Konjufca”, theksoi Behluli.
Për më shumë video më poshtë:



