
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur në Kanal 10 për punimin e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, ku kritikohet UÇK-ja.
Haxhiu tha se e dëgjoi vetë nga Basha se ai nuk e kishte lexuar kurrë këtë punim.
“Unë gjatë kohës sot derisa ai po deklarohej e dëgjova se ai tha se është hera e parë që e ka parë një shkrim të tillë. Ai e ka përmendur që pjesa që ka qenë kontribut i tij, ka qenë për radikalizmin islamik dhe është distancuar nga pjesa tjetër. Uën me vesht e mi e dëgjova kryetarin e Kuvendit tek sa tha kështu” – tha Haxhiu.



