
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh sërish i zhgënjyer që pas samitit të tyre në Alaskë shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, nuk po bën asnjë përpjekje për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën.
Në një intervistë radiofonike, Trump shprehu zhgenjimin me presidentin rus.
“Jam shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin, duhet ta them këtë.” Ai shtoi: “Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer; jam shumë i zhgënjyer”, tha Trump.
Trump u ankua edhe më tej gjatë intervistës me gazetarin Scott Jennings se “mijëra njerëz po vdesin dhe kjo është një luftë që nuk ka kuptim.”
Ai u takua me Putinin në Alaskë më 15 gusht dhe diskutoi mundësinë e një takimi tripalësh mes Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili deri tani nuk është zhvilluar.
Sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, Rusia po dislokon trupa të reja në disa vija të frontit dhe po vazhdon sulmet ajrore ndaj objektivave ukrainase.
Udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin nuk do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, tha Zelensky në video-fjalimin e tij të mbrëmjes. Por Ukraina do të përgjigjet.



